Protestuesit shkatërruan edhe Ministrinë e Tregtisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje gjatë protestës së sotme kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Vetura të shumta dhe dëme të mëdha i janë bërë objektit të kësaj ministrie. Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë përmes një publikimi në facebook ka treguar dëmet e shkaktuara nga aktivistët e vv-së./GazetaFjala/

Ky është postimi i saj i plotë:

Isha në Ministri dhe aty ishin shkatërruar shumica e veturave. Ishin bërë dëme edhe në objektin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ne po punojmë për çdo ditë për t’i sjellë investitorët e huaj në vendin tonë. Këto pamje përveç që tmerrojnë qytetarë largojnë edhe investitorët e jashtëm.

Drejtësia duhet të veprojë mbi të gjithë shkelësit e ligjit.

Hykmete Bajrami

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protestuesit-shkaterruan-edhe-ministrine-e-tregtise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala