Protestuesit përleshen me policinë (Foto)

Njësitë Speciale të Kosovës kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit në parandalimin e sulmeve të protestuesve ndaj objekteve qeveritare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se tani e kanë parë të arsyeshme të ndërhynë. Ai ka thënë se qëllimi i tyre nuk ka qenë të pengojnë zhvillimin e protestës, dhe për këtë nuk kanë ndërhyrë më herët.
Grupe protestuesish po sulmojnë me gurë dhe gjësende të rënda policinë e Kosovës dhe lokalet në Sheshin Nënë Tereza.