Protestuesit në Pejë: Gaz, na bone “Gaz”

Autori:Avdyl Pajaziti

Me parullat: “I gjithë kombi krenohet me UÇK-në. E ti Gazmend?!“; “Gaz, na bone, “Gaz”! , “Poshtë UDB-ja e veshur me pushtet!” – organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë sot në qendër të Pejës kundër akuzave të kryetarit Gazmend Muhaxheri ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

protesta 5

Ky i fundit në një intervistë dhënë ditë më parë gazetës austriake Der Standard ka thënë se “do të duhen më shumë se 20 vjet, që kuadrot e UÇK-së të zhduken nga politika”.

protesta 6

Në këtë intervistë Muhaxheri ka folur edhe për ish-komandantin Ramush Haradinaj, duke ia ngarkuar atij vrasjet që kanë ndodhur gjatë luftës, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protestuesit-ne-peje-gaz-na-bone-gaz/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala