Protestuesit ia thonë këngës

Derisa Kuvendi i Kosovës po diskuton rreth ndryshimeve kushtetuese të cilat do të hapnin rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale, një numër i protestuesve të cilët gjenden para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ia kanë nisur këngës – patriotike.
Protesta është thirrur nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbështetje të së cilëve kanë thënë se do të jenë edhe tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. /Telegrafi/