Protestuesit grekë djegin flamujt e SHBA-së dhe Turqisë (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Demonstruesit grekë kanë djegur flamujt e SHBA-së dhe Turqisë në kryeqytet, Athinë, për të shprehur dënimin e tyre të fortë për rrëzimin e avionit rus në Siri.

Protestuesit u mblodhën në sheshin qendror Sintagma, dhe marshuan drejt ambasadës turke.

Ata mbanin pankarta me mesazhe dënuese për NATO-n dhe shpërndanë fletushka, duke kërkuar tërheqjen e Greqisë nga aleanca ushtarake perëndimore.

Forcat e sigurisë nuk lejuan liderin e krahut të majtë Partia e Unitetit Popullor, Panagiotis Lafazanis të mbante fjalim drejtuar presidentit Rexhep Tajip Erdogan gjatë protestës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protestuesit-greke-djegin-flamujt-e-shba-se-dhe-turqise-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala