Protestuesit: Ferronikeli – vrasës masiv

Autori:Avdyl Pajaziti

550 qytetarë të Drenasit sigurojnë ekzistencën nga Ferronikeli, ndërsa 58 mijë banorë helmohen… shkruante në pankartën e njërit nga protestuesit, të mërkurën para Ministrisë së Mjedisit.

Qytetarë nga Drenasit, përfaqësues të OJQ-së dhe anëtarë të Kuvendit Komunal të Drenasit, kërkuan nga Ministria e Mjedisit në Prishtinë të marrë masa ndaj kompanisë Ferronikeli që sipas tyre po shkakton vrasje masive, raporton Gazeta Fjala

XhavitDrenori, organizatori i protestës tha se Ministria e Mjedisit me mosmonitorimin e mjedisit po u shkel të drejtat elementare qytetarëve të Drenasit.

“Mendoj se me mosmonitorimin e ajrit dhe oksigjenit të cilin e thithin qytetarët e Drenasit për çdo ditë atyre po u bëhet shkelje e drejtave elementare të njeriut, dhe me të drejtë besoj që po e quajmë si vrasje masive afatgjate sepse numri i rasteve të prekur me kancer është duke u rritur në mënyrë drastike nga viti në vit”, u shprehDrenori.

Ndërsa, një qytetare e Drenasit e cila jeton 2 km larg Ferronikelit thotë se fabrika po ua cenone ekzistencën për shkak se po i shkatërron bahqet, pemët e perimet.

Ajo madje kishte sjellë një mostër për ta dëshmuar para mediave.

“Jetoj 2 km largFerronikelit, dhe pluhuri i cilivjen nga Ferronikeli ngjitet në pemë, bahqe e perime duke i shkatërruar ato. Shkaku i Ferronikelit nuk kemi as sorra siç kemi pasur më herët”, thotë gruaja e cila nuk deshi të prezantohej.

Protesta e së mërkurës ishte paralajmëruar paqësore dhe ashtu përfundoj. Ndërkaq, Xhavit Drenori gjithashtu theksoi se në qoftë se nuk përfillen kërkesat e protestës së sotme, herave të ardhshme do të ketë protestë masive me qytetarë të Drenasit./Gazeta Fjala/

20150819_114047

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protestuesit-ferronikeli-vrases-masiv/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala