Protestuesit e Opozitës Përfundojnë te Bregu i Diellit

Një pjesë e protestuesve të opozitës që gjendeshin te sheshi “Ibrahim Rugova”, para Kuvendit të Kosovës, sapo kanë mbërritur te “Bregu i Diellit”, pranë Universiteti Iliria.
Policia duket se i ka ndihmuar në këtë maratonë, ndërsa ekipi i KALLXo.com nga vendngjarja e re, raporton se terreni më i lartë ka ngadalësuar revanshin.
Të njëjtët që hidhnin fishekzjarrë në drejtim të Kuvendit dhe gaz lotsjellës drejt policisë – ndonëse këta të fundit me maska kundërgaz – tani janë në tërheqje të plotë.
Një grup tjetër protestuesish janë shtyrë ndërmjet objektit të Ministrisë së Arsimit dhe Stacionit Policor Nr. 2 që ndodhet aty.
Në zhargonin policor, kjo manovër quhet “Sandwich” për arsye që vetëkuptohen.
Ndërkohë, deputetët e opozitës po vazhdojnë rezistencën duke mos e lëshuar sallën.