Protestojnë veteranët

Autori:Zekirja Shabani

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të hënën sërish do të dalin në protestë. Këtë e ka paralajmëruar nëpërmjet Facebook-ut kryetari i Këshillit për Mbrojtën dhe të Drejtat e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi.

Qeriqi ka shkruar se arsye për protestë është vonesat e siç ka shkruar ai “të pakuptimta të listave përfundimtare që po bëhen nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të luftës”.

Gjithashtu, sipas Qeriqit arsye tjetër për protestë është edhe kërkesa për zbatimin e ligjit për veteranët e luftës.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në orën 12:00.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protestojne-veteranet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala