Protestojnë ndërtimtarët dhe prodhuesit e materialeve ndërtimore

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli Organizativ i Protestës së Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore ka paralajmruar për sot një protestë në të cilën do të kërkohet shkarkimi i Drejtorit të Urbanizmit, Liburn Aliu.

Marshi i makinerisë motorike të protestës, do të tubohen tek rrethi i spitalit afër Hotel Victory, për të vazhduar më pastaj drejt Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq në Sheshin “Skënderbeu”, mblidhen menaxherët dhe punëtorët e bizneseve të ndërtimtarisë, zejtarë, e të tjerë të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë paqësore.

Para Komunës së Prishtinës do të ketë një ndalesë prej 30 minutash, në të cilën do të shtrohen edhe kërkesat e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, si dhe do të ketë një aksion simbolik.

Më pas marshi i protestuesve do të vazhdoj tek objekti i ri i Komunës së Prishtinës, përkatësisht tek Drejtoria e Urbanizmit dhe Kadastrit, edhe aty do të ketë fjalime.

Kërkesat e kësaj protestë tashmë janë të qarta, dhe kërkohet shkarkimi i Drejtorit të Urbanizmit, z. Liburn Aliut, si dhe të shefit të sektorit të Ndërtimeve, z. Ergyn Hajredinaj.

Këta dy zyrtarë konsiderohen si fajtorët kryesorë të cilët kanë penguar zhvillimin e bizneseve. Shoqata e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, kërkon respektimin e ligjit të ndërtimit i cili është në fuqi, si dhe të respektohen të drejtat e këtyre bizneseve dhe të mos zvarriten me muaj e vite dhëniet e lejeve, gjithashtu të mos ketë kërkesa të jashtligjshme nga Komuna e Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protestojne-ndertimtaret-dhe-prodhuesit-e-materialeve-ndertimore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala