Protestohet në Graçanicë për ndarjen e banesave të Serbisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth 50 serbë të Kosovës, të zhvendosur në Graçanicë, të pakënaqur me mënyrën e ndarjes së banesave e të shtëpive në këtë qytet, të ndërtuara nga Qeveria e Serbisë, kanë protestuar sot në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Serbisë të formojë një komision të pavarur, i cili do të hartonte në listë reale të familjeve që do t’u ndaheshin banesa ose shtëpi në Badoc dhe Padalishtë të Graçanicës.

Serbë të zhvendosur këtu nga Prishtina dhe nga Kosova tash pesë vjet jetojnë në këto objekte banimi, ku kanë hyrë krye në veti, pa vendime dhe tani akuzojnë udhëheqjen lokale se nga këto dhe vendet e punës po i ndjekin “sipas dëshirës së vet”, ndërsa banesat e shtëpitë po i ndajnë sipas lidhjeve familjare e partiake.

Serbët e zhvendosur kanë kaluar kufirin rreth orës 10 e 40 minuta dhe aty zhvilluan protestën njëorësh.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protestohet-ne-gracanice-per-ndarjen-e-banesave-te-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala