Protestës në Shkup i prijnë ambasadorët e huaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Për shkak të protestave gjithë-popullore në Maqedoni në Shkup ambasador dhe ish ambasador të huaj do të jenë në radhët e para të protestës.

Prezencën e ka paralajmëruar Ervan Fuere dhe shumë ambasador të huaj të akredituar në Maqedoni.

Me këtë garantohet se protestat do të jenë të qeta dhe demokratike ku qytetarët e Maqedonisë për herë të parë në histori do të kenë mundësin që të shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë të qetë dhe të sigurtë ndaj qeverisë së kryeministrit, Nikolla Gruevski që dyshohet sipas opozitës se është i përfshirë në vrasje, krim dhe korrupsion .

Opozita akuzon se Nikolla Gruevski cdo herë inskenon konflikte mes maqedonasve dhe shqiptarëve me qëllim që të defokusoj vëmendjen e opinionit, në këtë linjë ishte edhe incidenti i fundit në Kumanovë ku u vranë 8 polic të njësiteve speciale.

Maqedonia rrezikon ta humb rekomandimin për antaresim në BE, pasi politikat e qeverise aktuale te Nikolla Gruevskit jane në kundërshtim me vlerat evropiane. Sipas opoztes, Gruevski dhe kushërinj tij Sasho Mijallkov kontrollojnë mbi 50 përqind te biznesit ne Maqedoni dhe nuk janë te interesuar qe Maqedonia te anëtarësohet ne Bashkimin Evropian.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protestes-ne-shkup-i-prijne-ambasadoret-e-huaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala