Protestë për çmim biletash

Autori:Avdyl Pajaziti

Një grup studentësh, kryesisht nga rajoni i Dukagjinit kanë paralajmëruar për sot një protestë para ndërtesës së Qeverisë. Protesta po organizohet lidhur me çmimet e larta të biletës së autobusëve.

“Ju njoftojmë që nesër (të enjten) në ora 14:00, do të realizohet një protestë nga studentët, si ngritje e shqetësimit të përbashkët lidhur me çmimet e larta të biletës së autobusëve, linjat rrugore që kanë për destinacion Prishtinën, apo që nisen nga kjo e fundit në komunat si: Pejë, Gjakovë, Burim, Klinë dhe Deçan”, thuhet në njoftimin për media të këtyre studentëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/proteste-per-cmim-biletash/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala