Protestë para ministrisë së Arsimit

Para Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, sot do të protestojnë studentët e diplomuar në universitetet jopublike në Republikën e Shqipërisë për njohjen e diplomave të fituara në këto universitete.
“Pas shumë përpjekjeve dhe bisedimeve me Ministrin e Arsimit, Bajrami dhe zyrtarë tjerë të lartë në kabinetin e tij, për njohjen e diplomave të fituara në universitet jo-publike në Republikën e Shqipërisë, rezulton fakti se deri më tani edhe për kundër hartimit të draft Udhëzimit Administrativ për njohje të diplomave, aprovimi dhe nënshkrimi i këtij udhëzimi nuk po ndodhë nga ministri Bajrami”, thuhet në njoftimin për protestë të studentëve shqiptarë.
Sipas njoftimit, pas konsultimeve të bëra nga anëtarët e grupit të të diplomuarve, ata janë detyruar të ndjekin edhe rrugë të tjera, të cilat nuk janë të dëshirueshme për ta, por të nevojshme.