Protestë në mesditë

Aktivistë të lëvizjes Vetevendosje janë në përfundim të përgatitjeve për protestën e sotme. Thirrje për protestë kanë bërë edhe kreu i AAK-së, Haradinaj dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj. Por në protestë kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë organizata “thirrjet e Nënave”, minatorët e Trepçës e organizata e OVL UÇK.
Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë do të kundërshtojë sot deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq dhe do kërkojë që ndërmarrja ‘Trepça’ të kthehet në pronësi të shtetit.
Aktivistë të kësaj lëvizje, kanë nisur edhe përgatitjet për të marrë pjesë në protestën e sotme.
Protesta nis sot nga ora 12:00.