Protestë në mbrojtje të të arrestuarëve në Kumanovë

Sot në qytetin e Pejës është mbajtur protestë në përkrahje të të personave të arrestuar në Kumanovë gjatë përleshjeve të armatosura që ndodhën në muajin maj të këtij viti.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhurit në sheshin kryesor të qytetit dhe mbanin parulla përmes të cilave kërkonin hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës dhe lirimin e të arrestuarve
Në maj të këtij viti, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, kishte ndodhur një përleshje e armatosur në mes të policisë maqedonase dhe një numri personash të armatosur. Në këto përleshje, 22 veta kishin mbetur të vrarë, prej të cilëve tetë ishin nga forcat policore./Gazeta Fjala