Protestë gjithëpopullore kundër Gjykatës Speciale

Autori:Zekirja Shabani

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë protestë gjithëpopullore, kundër miratimit të Gjykatës speciale nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Protesta do të mbahet të premten, më 29.05.2015 në orën 10:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Në një komunikatë të OVLUÇK-së thuhet se me themelimin e kësaj gjykate po degradohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nisur nga fakti se krimet dhe gjenocidi që ka shkaktuar Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës, asnjëherë nuk janë ndjekur e gjykuar nga gjykatat vendore e ndërkombëtare; duke pasur parasysh se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it, vazhdimisht bëri akuza të njëpasnjëshme politike ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; për shkak se, edhe në vendimin që u shqiptua dje kundër Komandantëve dhe bashkëluftëtarëve tonë, të cilët bënë luftë kundër pushtuesit e për t’ia sjellë popullit lirinë, shihet qartë tendenca për degradimin e luftës sonë çlirimtare; Me këtë rast ftojmë qytetarët pa dallim, që t’i bashkëngjiten masovikisht kësaj proteste, sepse nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, e cila vlerë ka përmasë të kombëtare”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/proteste-gjithepopullore-kunder-gjykates-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala