Protesta vazhdon

Të martën përsëri do të mbahet protestë gjithë popullore në Prishtinë duke kërkuar shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës.
Lëvizja “Vetëvendosje” në një konferencë për media ka njoftuar se të martën në orën 12 do të ketë sërish protesta ndërsa lideri I saj Albin Kurti ka ftuar qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj proteste.
Gjatë ditës së hënë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë rikujtuar kryeministrit Isa Mustafa ultimatumin që ata I kanë dhënë të shtunën për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe arsyen përse po protestohet.
Por kryeministri nuk e ka shkarkuar ministrin Jabllaanoviq ndërkohë që në mbledhjen e Qeverisë as që është diskutuar për këtë çështje.