Protesta të reja në RTK, kundër kryeredaktorit të LDK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Burime të Indeksonline brenda mediumit publik RTK, bëjnë të ditur se redaktorët e këtij mediumi nuk janë pajtuar me menaxhmentin qysh në mbledhje për emërimin e Ridvan Berishës, kryeredaktor të RTK-së, kanalit të tretë (RTK 3) dhe redaktorit përgjegjës, Xhymret Veliut.

Për këtë arsye pritet që së shpejti të fillojnë protestat që synojnë ndërrimin e kryeredaktorit Berisha dhe redaktorit përgjegjës Veliu.

Sipas po të njëjtave burime, thuhet se kjo do të ndodhë ngaqë, Berisha dhe Veliu cilësohen si njerëz të afërt me partinë e kryeministrit Mustafa, LDK-në dhe kjo ka sjellë pakënaqësi tek grupi i redaktorëve “revolucionarë”./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protesta-te-reja-ne-rtk-kunder-kryeredaktorit-te-ldk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala