Protesta kundër marrëveshjes për tregti të lirë BE-SHBA

Autori:Gazeta Fjala

Mijëra njerëz kanë protestuar në Berlin të Gjermanisë kundër marrëveshjes së propozuar për tregti të lirë midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Organizatorët kanë thënë se 100,000 njerëz kanë marrë pjesë në protestën e sotme.

Ajo është organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Gjermanisë.

SHBA-ja dhe BE-ja janë duke negociuar marrëveshjen për tregti të lirë qysh në vitin 2013.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se ajo do të ishte shtytje për ekonominë globale, transmeton Express.

Sipas organizatorëve të protestës, marrëveshja do të ulte standardet e sigurisë në ushqim dhe do të minonte autonominë lokale, duke u dhënë fuqi paneleve ndërkombëtare të arbitrazhit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protesta-kunder-marreveshjes-per-tregti-te-lire-be-shba/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala