Protesta e opozitës i shkakton afër 100 mije euro dëme buxhetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Protesta e dhunshme që u zhvillua dhe nga opozita i ka shkaktuar dëmë buxhetit të shtetit afër 100 mijë euro.

Në këto protesta u dëmtuan rëndë 25 vetura zyrtare dhe po ashtu u thyen 8 xhama të qeverisë.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se dëmi i shakatuar nga protesta sipas vlerësimeve preliminare arrin afër 100 mijë euro.

“Ka filluar të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe shumë shpejt dihet saktë edhe vlera e dëmeve. Sipas vlerësimeve preliminare vlera e dëmeve arrin rreth 100 mijë euro”, ka thënë burimi.

Të gjitha këto dëme do të mbulohet nga mjetet e taksapaguesve, përkatësisht buxheti i shtetit.

Më e dëmtuara nga protestat është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku janë dëmtuar disa vetura. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protesta-e-opozites-i-shkakton-afer-100-mije-euro-deme-buxhetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala