Protesta, deri në shkapjen e shtetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk do të ndalin protestat derisa Qeveria e Kosovës të realizojë kërkesat e opozitës, ka paralajmëruar ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Rrëzimi i Qeverisë do të kërkohet vetëm nëse nuk plotësohet kërkesat e protestës, thotë në një intervistë dhënë gazetës ‘Zëri’.

Sipas tij, dallimet që LVV-ja i ka me AAK-në dhe Nismën janë të parëndësishme, krahasuar me degradimin që po i bëhet Kosovës nga kapësit e shtetit.

“Asnjë protestë nuk është kurrfarë amnistie për asnjë person. Kjo protestë nuk është për t’u bërë ministër asnjëri prej protestuesve. Ata do të jenë qytetarë të Republikës në protestë, disa prej të cilëve rastisin të jenë politikanë”, ka thënë Kurti. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/protesta-deri-ne-shkapjen-e-shtetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala