Propozimet e Zhbogarit për Parkun e Paqes

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian në Prishtinë, Samuel Zbogar, ka prezantuar propozimin e tij për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në lidhje me të ashtuquajturin “Parku i Paqes”, në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ka njoftuar në Bruksel Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
“Kryesuesi i grupit punues mbi çështjen e urës Samuel Zbogar paraqiti të dy anët e vlerësimit teknik që është bërë kohët e fundit dhe sugjerime mbi rrugën përpara,” tha Kocijançiq në një deklaratë për shtyp, pa specifikuar detajet e propozim.
Kocijançiq njoftoi se bisedimet për Parkun e Paqës mbi urë, do të rifillojë të hënën 22 qershor, ndërsa një takim ndërmjet kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Isa Mustafa, përkatësisht, është planifikuar për ditët e ardhshme.