Pronarët e lokalëve ftohen për të diskutuar për ligjin e duhanit

Autori:Avdyl Pajaziti

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e OBSH-së në Kosovë, ka organizuar për sot një tryezë të hapur për të diskutuar për duhanin.

Organizatorët në këtë tryezë kanë ftuar pronarët dhe menaxherët e subjekteve afariste hoteliere për të diskutuar dhe njoftuar mbi të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Kontrollin e Duhanit Nr. 04/L-156 dhe nga Udhëzimi i ri Administriativ Nr.09/2015 “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave për ndalimin e duhanit në hapësirat e mbyllura” i miratuar me 23 korrik 2015 nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo tryezë e cila do të mbahet në restorantin “Rings” në sheshin Nëna Terezë, fillon në orën 10:00. Dhe ku do të marrin pjesë: Faik Hoti, koordinator kombëtar për kontrollin e duhanit, Ilir Begolli, IKShPK, Ilirjana Zymberaj, drejtoreshë e inspektoratit AUV, Vllaznim Surdulli, kapiten i policisë dhe Arben Lila, menaxher i KADC-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pronaret-e-lokaleve-ftohen-per-te-diskutuar-per-ligjin-e-duhanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala