Prokuroria urdhëron intervistimin pas helmimit në Deçan, hesht policia

Autori:A D

Pas helmimit të qytetarëve të Deçanit, prokuroria ka filluar punën për të mësuar shkaktarin e këtij helmimi misterioz.

Për këtë arsye, ky institucion i drejtësisë ka urdhëruar policinë e Kosovës t’i intervistojë shumë personave në rajonin e Dukagjinit, shkruan Gazeta Infokus.

Por pavarësisht kësaj urdhërese, policia e Kosovës duket se ende nuk ka bërë ndonjë veprim konkret.

Gazeta Infokus ka kontaktuar Policinë e Kosovës në Pejë dhe më pas Qendrën Kryesore në Prishtinë për të parë se a ka filluar intevistimi i këtyre personave por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë detaje në lidhje me zhvillimet e fundit.

Të njëjtit kanë thënë se rasti është në kompetencë të Prokurorisë duke mos dashur të japin asnjë detaj në lidhje me hapat që po merret për të zbuluar shkaktarin e këtij helmimi.

Ndryshe në komunën e Deçanit është shpallë gjendje e emergjente pas helmimit të banorëve të fshatrave të kësaj komunë./Gazeta Infokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-urdheron-intervistimin-pas-helmimit-ne-decan-hesht-policia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala