Prokuroria urdhër për hetim ndaj ish-drejtorit të urbanizmit të Suharekës

Autori:Avdyl Pajaziti

Me urdhër të Prokurorit është ndaluar ish-drejtori i Urbanizimit në Komunën e Suharekës, Kurtesh Fondaj, dy zyrtarë të Urbanizimit, Sedat Bytyqi e Fatmir Elshani dhe biznesmeni Muharrem Elshnai, pronar i firmës Unicom.

Të ndaluarit po hetohen me dyshimin se në kundërvajtje ligjore kanë dhënë tokë publike në pronësi të komunës për ndërtim të një objekti privat.

Të mërkurën, të dyshuarit janë intervistuar nga policia e krimeve ekonomike, ndërsa me urdhër të prokurori janë ndaluar për 48 orë.

Ish-drejtori i Urbanizimit, Kurtesh Fondaj, dyshohet se në kohë kur ishte drejtor, në periudhën 2009-2013, bashkë me dy zyrtaret e urbanizimit, i kishte dhënë leje dhe kushte për ndërtim, firmës “Unicomi”, për ndërtimin e një objekti afaristo-banesor, ku pjesë e lejes ishte edhe sipërfaqja prej 52 metra katrorë, pronë e komunës, tranmseton kalllxo.com.

Fatmir Elshani, i cili punon në komunë si zyrtar i Urbanizimit, është vëllai i biznesmenit Muharrem Elshani, i cili është i ndaluar së bashku me tre të parët.

Ndalimin për Kallo.com e konfirmoi edhe Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës, i cili tha se të mërkurën me urdhër të prokurorit janë ndaluar të dyshuarit në fjalë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-urdher-per-hetim-ndaj-ish-drejtorit-te-urbanizmit-te-suharekes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala