Prokuroria u jep pesë ditë afat deputetëve të opozitës për paraqitje në polici

Autori:Avdyl Pajaziti

Katër deputetëve të opozitës, Prokuroria Themelore e Prishtinës u ka dhënë afat edhe pesë ditë për t`u paraqitur në polici, për të dhënë deklaratë. Në të kundërtën, do të kërkojnë nga gjykata lëshimin e urdhërarrestit.

Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli nga lëvizja “Vetëvendosje”, si dhe Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja, po dyshohen për veprën penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që lidhet me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë tri seancave plenare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Imer Beka, ka thënë për “Kohën Ditore” se të lartpërmendurve ua kanë dërguar ftesat të premten, më 23 tetor, për paraqitje në Prokurori.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-u-jep-pese-dite-afat-deputeteve-te-opozites-per-paraqitje-ne-polici/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala