Prokuroria Speciale heton qiradhënien e pompave nga AKP-ja

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet preliminare për tenderin e AKP-së për dhënien me qira të 10 pikave të shitjes së karburanteve.

 

Qiradhënia e 10 pikave është nisur në fillim të vitit 2014 dhe se ishte përfunduar me nënshkrim të kontratës në mes të AKP-së dhe kompanisë “IP Kos” në vlerë mujore prej 51 mijë e 700 eurosh, apo 620 mijë e 400 euro brenda një viti.

 

Por vlera e kësaj kontrate, siç ka raportuar “Koha Ditore”, ka qenë për 312 mijë euro më e ulët se ofertat më të larta të ardhura për marrjen me qira të 10 pikave të shitjes së karburanteve. AKP-ja i kishte bërë të papërgjegjshme të gjitha ofertat më të larta duke u vendosur kritere ofertuesve pas hapjes së ofertave.

 

Në Prokurorinë Speciale nuk japin shumë detaje për rezultatet e hetimit për këtë rast. Liridonë Kozmaqi – Hajdaraj, zëdhënëse në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ia ka konfirmuar gazetës se kanë nisur hetimet preliminare për këtë kontratë të AKP-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-speciale-heton-qiradhenien-e-pompave-nga-akp-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala