Prokuroria nuk gjen prova për tentativë vrasjeje të Mimoza Kusari-Lilës

Autori:Avdyl Pajaziti

Vrasja e mbetur në tentativë ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, me sa duket po përfundon ashtu si dhe çështja “Doshi” në Tiranë.

Dy ditë më parë Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë publikoi lajmin se është zbardhur skenari për tentativë vrasjeje ndaj kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dhe sekretarit të saj, shkruan sot Koha Ditore.

Por vetëm 24 orë më vonë e njëjta prokurori ka pohuar se nuk ka mundur të gjejë asnjë provë që vërteton versionin e Gramoz Nokshiqit nga fshati Llugaj i Tropojës, si autor i vrasjes së mbetur në tentativë.

Sipas Prokurorisë, nga ana e hetuesve të kësaj ngjarjeje, deri tani nuk është bërë e mundur të administrohet asnjë provë tjetër që të mbështesë pretendimet e Nokshiqit, përveç dëshmisë së tij të dhënë para prokurorit Gent Trenova. Nisur nga mungesa e provave, atentatori i supozuar është i lirë dhe ende nuk i është ofruar mbrojtje nga ana e autoriteteve shqiptare

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-nuk-gjen-prova-per-tentative-vrasjeje-te-mimoza-kusari-liles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala