Prokuroria mohon të ketë lëshuar fletë-arrest për Zemajn e Aliun

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokuroria e Shtetit nëpërmjet një komunikate për media sqaron se Prokurori i Shtetit nuk ka parashtruar asnjë kërkesë në gjykatë për fletë arrest ndaj deputetit Armend Zemajt dhe Liburn Aliut.

Ky njoftim nga Prokuroria vije pas raportimeve në media se ndaj  Zemaj e Aliut është lëshuar fletë-arrest.

“Pas publikimit të lajmit në disa nga portale se kinse është lëshuar fletë-arrest për deputetin Armend Zemaj dhe zyrtarin nga Komuna e Prishtinës Liburn Aliu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit për hirë të informimit të drejtë të opinionit publik, njofton se Prokurori i Shtetit nuk ka parashtruar kërkesë në gjykatë për lëshimin e urdhërarrestit ndaj këtyre dy personave”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-mohon-te-kete-leshuar-flete-arrest-per-zemajn-e-aliun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala