Prokuroria konfirmon hetimet brenda Kuvendit të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokuroria e Shtetit nëpërmes një komunikate ka konfirmuar fillimin e hetimeve lidhur me rastin e ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, pas marrjes së informacioneve për ngjarjet e zhvilluara sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka dalë së bashku me Policinë e Kosovës për të bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe pas kësaj, në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur më këtë rast”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Më tej thuhet se Prokurori i Shtetit do të njoftojë opinionin për veprimet hetimore, por aq sa e lejon Kodi i Procedurës Penale të Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi.

Sot në Kuvendin e Kosovës u hodh gaz lotsjellës nga deputetët e opozitës për të pamundësuar mbajtjen e seancës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-konfirmon-hetimet-brenda-kuvendit-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala