Prokuroria kërkon rigjykimin e Fatmir Limajt për krime lufte

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse Gjykata e Apelit aprovon ankesën e Prokurorisë, Fatmir Limaj do të dalë për herë të tretë para drejtësisë si i akuzuar për krime lufte në rastin “Kleçka”.

Prokuroria e Apelit ka kërkuar të anulohet aktgjykimi i shkallës së parë që Limajn dhe nëntë të tjerë i kishte shpallur të pafajshëm, ose që ta kthejë lëndën për rigjykim dhe të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen, shkruan sot Koha Ditore.

Ankesa e Prokurorisë do të shqyrtohet më 1 dhe 2 dhjetor. Gjykata e Apelit ka caktuar vetëm dy seanca muajin tjetër.

Limaj akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës. Mes tjerash akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e dy serbëve. Vrasjen e tyre pretendohet se e kishte kryer Agim Zogaj i njohur si dëshmitari “X”. Zogaj e ka ngarkuar deputetin Limaj me barrë të rëndë të krimeve të luftës. Pak para nisjes së gjykimit, Zogaj është gjetur i varur në një park në Gjermani, ku ishte dërguar nga EULEX-i si dëshmitar i mbrojtur.

Pos dëshmive ka lënë edhe një ditar që bashkë me deklaratat e dhëna në fazën e hetimeve janë shpallur si prova të pranueshme nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-kerkon-rigjykimin-e-fatmir-limajt-per-krime-lufte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala