Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për aktivistët e Opozitës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë paraqitur në seancë dëgjimore 9 protestuesit e arrestuar – të cilët ishin përleshur me Policinë, mbrëmjen e së hënës, në protestën e thirrur nga Vetëvendosje, pas ndalimit të Albin Kurtit.
Prokurorja e rastit ka kërkuar 1 muaj paraburgim për të akuzuarit.