Prokuroria fillon hetimet ndaj bashkëshortit të Zejnepe Berishës

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër Nebih Berishës nga Suhareka, për shkak të dyshimit se më datë 23 tetor 2015, i pandehuri ka privuar nga jeta anëtarin e familjes, përderisa në të njëjtën kohë e ka vë në rrezik jetën e një personi tjetër.

Me këtë rast i pandehuri ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 paragrafi 1.3 dhe 1.5 të KP-së.

“Po ashtu, rezultatet e veprimeve fillestare të Policisë dhe mbledhjes së provave janë pjesë e lëndës hetimore. Ndërkaq, faza e hetimit kundër të pandehurit sipas aktvendimit ka filluar prej datës 24 tetor 2015”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore – Departamentit për Krime të Rënda, të vendosë për masën e paraburgimit. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-fillon-hetimet-ndaj-bashkeshortit-te-zejnepe-berishes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala