Prokuroria: Enver Hasani nuk mund të ketë imunitet funksional

Autori:Gazeta Fjala

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, do të përballet edhe me një “betejë”, tash në Gjykatën e Apelit, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka shfrytëzuar të drejtën për t`u ankuar ndaj vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, e cila ia ka njohur imunitetin funksional rreth shkeljeve në kohën sa ka qenë në krye të Kushtetueses.

Kjo prokurori pretendon se Hasani nuk mund të ketë imunitet derisa nuk ka vepruar brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, duke ndërmarrë veprime me të cilat ka dalë jashtë funksionit të tij.

Ndaj Hasanit, Prokuroria ka ngritur aktakuzë muajin e kaluar, me ç`rast e ka ngarkuar me dy vepra penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës rreth imunitetit funksional ishte marrë më 17 dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo nuk është bërë publik deri këtë të hënë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-enver-hasani-nuk-mund-te-kete-imunitet-funksional/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala