Prokuroria e Shtetit, 105 mijë euro për 3 vetura

Autori:Zekirja Shabani

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi duket se shumë shpejtë do të vozitet me veturë të re. Si ai edhe vartësit e tij do të kenë më komod udhëtimin për punën që bëjnë si prokuror të shtetit.

Gazeta Fjala, raporton se prokuroria e Shtetit ka përzgjedhur kompaninë Reforma për furnizim me tri vetura zyrtare në vlerë 105 mijë euro.

Në tenderin për furnizim me automjete për këtë institucion shihet se vetëm dy kompani kanë konkurruar ndërsa reforma është shpallur më e lira për 2 mijë euro. /Gazeta Fjala/

vetura

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-e-shtetit-105-mije-euro-per-3-vetura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala