Prokuroria e Kosovës po heton dyshimet për korrupsion në EULEX

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, duke komentuar raportin e hetuesit të pavarur ndërkombëtar Jean-Paul Jacqué, lidhur me dyshimet për korrupsion në EULEX, ka vlerësuar se ky raport nuk ka marrë ndonjë qëndrim lidhur me çështjen e hetuar.

Sipas një komunikate të Prokurorisë së Shtetit, thuhet se mbi dyshimet për korrupsion në EULEX, është duke u bërë hetim nga një Task-Forcë e pavarur, ekip i përzier nga prokurorët dhe policët e Kosovës dhe  EULEX-it.

“Në lidhje me Raportin e ekspertit të pavarur, Jean-Paul Jacqué, të publikuar kohët e fundit, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të falënderojë z. Jaque, për punën dhe përpjekjet e tij”.

“Në të njëjtën kohë ka nevojë të potencohet se Raporti nuk ka marrë një qëndrim për çështjen se a ka pasur apo jo korrupsion brenda mision të EULEX-it”.

“Dyshimet aktuale janë duke u hetuar nga Task-Forca e pavarur, ekip i përzier nga prokurorët dhe policët e Kosovës dhe EULEX-it. Task-Forca është duke punuar nën ombrellën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të informuar publikun dhe gjithashtu t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për të mbështetur më tej punën e Task-Forcës, në punën e tyre të vështirë, duke siguruar informacion në mënyrë aktive, duke iu përgjigjur kërkesave të ndryshme menjëherë, në mënyrë që të zgjidh këtë çështje në bazë të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-e-kosoves-po-heton-dyshimet-per-korrupsion-ne-eulex/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala