Prokuroria: Denonconi rastet, para se të akuzoni në seanca

Autori:Gazeta Fjala

Prokuroria e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që, nëse kanë informata për çfarëdo rasti, ato t’i paraqesin në Prokurori, e jo vetëm të japin deklarata e të akuzojnë gjatë seancave të Kuvendit. –

Shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës në seancat plenare deklarojnë dhe akuzojnë njerëz të ndryshëm për vepra penale, korrupsion, krim e mashtrime të ndryshme, por deri më tani asnjëri prej tyre ato që i ka thënë në Kuvend nuk i ka denoncuar në Prokurori.

Ndonëse deputetë dhe njerëz që kanë funksione të larta shtetërore vazhdimisht deklarohen për luftim të dukuritë negative dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojë me organet shtetërore, ata vet nuk e bëjnë një gjë të tillë, edhe pse në shumë raste akuzojnë për përfshirje të njerëzve të skenës politike e sistemit të drejtësisë në vepra të ndryshme penale.

I fundit që ka dhënë një deklarim të tillë ka qenë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ishte shprehur se njerëzit e “haraçit” përkrahen nga ngërzit politikës dhe sistemit të drejtësisë.

Por, në Prokurorinë e Shtetit thonë se ky institucion nuk mund të nisë hetime vetëm në bazë të deklaratave.

Liridona Kozmaçi zëdhënëse e Zyrës së Prokurorisë së Shtetit, për lajmi.net u ka bërë thirrje deputetëve dhe të gjithë qytetarëve se për çfarë do informacioni që kanë për vepra penale ti drejtohen Prokurorisë.

“Prokuroria e Shtetit e fillon rastin vetëm atëherë kur ka prova të mjaftueshme, nuk mund të fillojë rast në mungesë të provave, vetëm nëse dikush jep një deklaratë. Duhet me pas prova të mjaftueshme me hap rastin”.

“Prokuroria i fton deputetet dhe të gjithë ata qytetarë që kanë prova se është kryer një vepër penale nga kush do qoftë të bashkëpunojë me prokurojnë dhe t’i sjellin ato prova. Prokuroria i siguron që ka më hap rast në momentin e sigurimit të provave të mjaftueshëm”, është shprehur Kozmaçi për lajmi.net.

Thirrje deputetëve që akuzuat që i bëjnë në seanca të Kuvendit, ti dërgojnë në Prokurori u ka bërë disa herë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai madje në një rast ka kritikuar ata se nuk kanë guxim që akuzat e bëra në Kuvend ti drejtojnë në Prokurori, shkruan Lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroria-denonconi-rastet-para-se-te-akuzoni-ne-seanca/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala