Prokurori: Mbrojtja po tenton të sulmojë figurën e Triumf Rizës

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokurori i EULEX-it, Andrew Carney, ka kundërshtuar marrjen në pyetje të dëshmitarit Astrit Dibra, të premten, gjatë gjykimit kundër Enver Sekiraçës, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së ish-policit Triumf Riza.

Dibra ishte propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit për të dëshmuar rreth një rasti kur ishte rrahur nga Riza, gjatë një mosmarrëveshjeje në vitin 2003. Mirëpo Prokuroria ka pretenduar se përmes tij mbrojtja është duke tentuar që të sulmojë figurën e Rizës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Para se të ftohej dëshmitari në seancë, prokurori Carney i ka kërkuar trupit gjykues që të mos lejojë të merret në pyetje, duke ia ofruar edhe disa dokumente rreth atij rasti që kishte ndodhur vite më parë kur ish-polici ishte gjallë.

Arsyetimi tjetër, sipas prokurorit, është edhe fakti se Riza, duke qenë se më nuk është gjallë, nuk e ka mundësinë të vetëmbrohet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokurori-mbrojtja-po-tenton-te-sulmoje-figuren-e-triumf-rizes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala