Prokurori kërkon paraburgim për katër deputetët të opozitës

Autori:Gazeta Fjala

Në mesin e tyre është edhe Pal Lekaj. Avokati i tij, Arianit Koci tha se e kanë kundërshtuar këtë kërkesë të prokurorit.

“Po sa mbajt seanca për caktimin e paraburgimit sipas kërkesës së prokurorisë, ne e kundërshtuam kërkesën e paraburgimit dhe besoj qe nuk ka bazë ligjore për caktimin e kësaj mase. Vetëm një bazë e ka cekur prokurori, rrezikun e përsëritjes së veprës penale, unë e kundërshtova këtë masë dhe besoj që gjykata do ta refuzoj dhe do të caktoj masa tjera të parapara me ligj”, ka thënë ai.

Deputetët Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi, dyshohen se kanë kryer veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Mbetet të shihet vendimi i gjykatësit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokurori-kerkon-paraburgim-per-kater-deputetet-te-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala