Prokurori kërkon dënime edhe më të rënda për “Grupin e Drenicës”

Prokuroria e EULEX-it ka kërkuar dënime edhe më të rënda ndaj “Grupit të Drenicës”, të cilët fillimisht janë dënuar me 65 vjet burgim.
Avokati Tomë Gashi ka treguar se Prokurori i rastit ka bërë ankesë dhe ka kërkuar që dënimet ndaj 11 të dënuarve të bëhet edhe më i rëndë.
Ndaj kësaj ka reaguar avokati Gashi duke ankesë ndaj kërkesës së Prokurorisë.
Lexojeni të plotë njoftimin e Tomë Gashit:
Për të mbuluar masakren juridike të Gjykatës së Eulex-it në rastin Drenica, Prokurori i Eulex-it ka paraqitur ankesë kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ankesa i është drejtuar Gjykatës së Apelit në Prishtinë.
Ankesa është paraqitur kundër të gjithë komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së në rastin Drenica duke përfshirë edhe Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm
z. Syljeman Selimi dhe Komandantin e Zonës Operative të Drenices z. Sami Lushtaku.
Prokurori me ankesëne tij ka kërkuar që Gjykata e Apelit të ndryshoj aktgjykimin sa i përket z.Syljeman Selimit, Sami Lushtakut dhe të gjithë komandanteve dhe ushtareve te tjere ne kete rast . Prokurori ka kërkuar që Gjykata e Apelit të aprovoj ankesen e tij dhe të gjithëve në rastin Drenica të ju shqipëtoj dënime me të ashpëra.
Prokurori poashtu ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që kjo Gjykatë ti shpall fajtor të gjithë Komandantët dhe ushtarët në rastin Drenica, edhe për veprat penale për të cilat Gjykata e Eulex-it në Mitrovicë i ka shpallur të pa fajshëm më 27.05.2015.
Prokurori i Eulex-it po ashtu ka kërkuar që të bëhet rikualifikimi juridik i veprës penale për z. Sami Lushtaku dhe që vepra për të cilën ai është shpallur fajtor të mos trajtohet si vrasje por si krim lufte dhe ati Gjykata e Apelit ti shqipëtoj dënim më të rënd.
Sipas ekipit mbrojtës të z. Syljeman Selimi qëllimi i Prokurorit me paraqitjen e kësaj ankese mund të jetë manipulimi me bindjet e qytetarëve të Kosovës, se kinse z.Syljeman Selimi, z.Sami Lushtaku dhe të tjerët kanë kryer vepra të rënda penale gjatë periudhës së luftës.
Qytetarët e Kosovës e dine se në rastin konkret nuk ka pas asnjë provë, apo dëshmi që ata të shpallen fajtor.
Mbrojtja e Syljeman Selimit do të paraqet përgjegjje në ankesën e prokurorit duke kërkuar që Gjykata e Apelit të njejtën ta refuzoj dhe të aprovoj ankesën e avokatëve të Syljeman Selimit dhe avokatëve të tjerë në rastin Drenica, dhe z.Syljeman Selimi, z.Sami Lushtaku dhe të gjithë të tjerët të shpallen të pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Prishtinë.
Mbrojtja e Sylejman Selimit konsideron se ky rast është krejtësisht me ndikime politike.