Prokurorët nuk po e luftojnë korrupsionin

Autori:Gazeta Fjala

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka publikuar raportin “Korrupsioni në Kosovë 6”, ku thuhet se trendi i rasteve të pazgjidhura të korrupsionit gjatë dy viteve të fundit vetëm ka shënuar rritje.

Sipas kësaj organizate, prej hyrjes në fuqi të Planit të Veprimit deri fund të qershorit të këtij viti, prokuroritë kanë pranuar në punë raste të reja ndaj 1441 personave, kurse deri në fund të qeshorit kanë të pazgjidhura raste ndaj 1706 personave.

Krahasuar më gjendjen fillestare të rasteve të pazgjidhura, rezulton se trendi i rasteve të pazgjidhura vetëm sa ka shënuar rritje. IKD vlerëson se këto rezultate janë dëshmi se shpallja e lëndëve të korrupsionit për tu luftuar me prioritet absolut përmes planeve të veprimit mbetet vetëm synim i pazbatuar në praktikë.

Ky raport analizon zbatimin e Planit të Veprimit për rastet e korrupsionit prej hyrjes në fuqi më 4 nëntor 2013 deri më 30 qershor 2015, me fokus në aktivitetet e prokurorive në luftën kundër korrupsionit në tre mujorin prill, maj, qershor 2015.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroret-nuk-po-e-luftojne-korrupsionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala