Prokurorët e EULEX-it: E dimë kush është personi të cilin e vrau Sami Lushtaku

Autori:Zekirja Shabani

Në intervistat ekskluzive të dhënë për emisioni Drejtësia në Kosovë, Jonathan Ratell (kryeprokuror i EULEX-it), Cezary Mihalchuk (prokuror i krimeve të luftës në EULEX) dhe Charles Hadvey (prokuror i EULEX-it), kanë dhënë detajet e procesit gjyqësor ku u dënuan komandantët e UÇK-së nga rajoni i Drenicës.

Ata kanë thënë se e dinë se kush është viktima për të cilën u akuzua Sami Lushtaku, ndërsa janë përgjigjur në akuzat se dëshmitari i tyre kishte probleme psikike, duke thënë se për rastin “Drenica” vlen një “hetim dhe gjykim model”.

“Ky rast është me rëndësi edhe për shkak se aktgjykimi është dhënë në pajtim me të gjitha rregullat. Ne besojmë se ato rregullat janë detyruese për Kosovën. Prandaj, ky rast edhe mund të shihet si rast shembull sa i përket asaj se si duhet të hetohet, përndiqet dhe gjykohet një rast të krimeve të luftës”, ka thënë Michalzuk.

Me këtë konstatim është pajtuar edhe kryeprokurori i EULEX-it, Jonathan Ratell. Por, ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet se pse e vizitoi Sami Lushtakun në QKUK para një viti. /kallxo.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokuroret-e-eulex-it-e-dime-kush-eshte-personi-te-cilin-e-vrau-sami-lushtaku/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala