Prokurorët dhe gjykatësit serb heqin dorë nga pagat e Serbisë (Dokument)

Gjykatësit dhe prokurorët e komunitetit serb do të heqin dorë nga pagat që marrin prej Serbisë dhe do të pranojnë ligjet e Kosovës sapo të fillojnë detyrën e re me ligjet e Republikës së Kosovës.
Gazeta Fjala ka siguruar teksti n e plotë të deklaratës së Këshillit Prokurorial të cilin secili gjykatës dhe prokurorë është i detyruar ta nënshkruaj para se të filloj punën.
Konkursi për këto pozita ka qenë i hapur deri të hënën më 25 maj, pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës më 25 mars 2015 kishte shpallur konkurs publik për 15 pozita të lira për prokurorë.
Serbët kanë pritur ditën e fundit për të aplikuar në konkursin e shpallur nga institucionet e Kosovës për gjykatës dhe prokurorë në veri të vendit.