Prokuroren Badivuku e pret aktakuza për 32 mijë euro ryshfet

Prokuroren Badivuku e pret aktakuza për 32 mijë euro ryshfet
ide Badivuku, që për tre vjet u pagua nga buxheti i shtetit për të hetuar krimin në Mitrovicë, nga kjo javë do të marrë epitetin e së akuzuarës.
Keqpërdorim i pozitës zyrtare, marrje ryshfeti dhe ushtrim të ndikimit, janë akuzat me të cilat ajo do të ngarkohet.
Burime brenda Prokurorisë kanë treguar se ndjekja penale do të vazhdojë edhe ndaj vëllait të pronarit të hotel “Palace”, Idriz Kelmendi, dhe ndaj Isak Smakollit.
Akuzat ndaj tyre janë ushtrim i ndikimit. Nga ndjekja do të lirohen pronari i butikut të njohur “Izmir” në Mitrovicë, shtetasi turk Mehlin Ozandiq, dhe punëtorja e tij Kaltrina Helshani.
Prokuroria Speciale nuk ka gjetur prova se këta dy të fundit ndihmuan prokuroren Badivuku në rastin e korrupsionit.
Plot 32 mijë euro është pazari i ryshfetit për të cilin Badivuku ngarkohet bashkë me dy ndërmjetësuesit Kelmendin dhe Smakollin.