Prokurimi “koka” e korrupsionit

Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë po ndodh për shkak të zbatimit të ligjeve sipas tekeve të njerëzve.
Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e shoqërisë civile, shkruan ‘Epoka e re’.
Petrit Zogaj nga lëvizja ‘Fol’ dhe Arton Demhasaj nga organizata ‘Çohu’ janë pajtuar me pretendimet e Agjencisë kundër korrupsion se prokurimi publik është fusha që më së shumti po gjeneron korrupsion në Kosovë.
Sipas tyre, ky fenomen negativ në shoqërinë tonë po ndodh edhe për shkak të mosveprimit të sistemit të drejtësisë.
Ndërsa, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka bërë me dije se tenderomania po gjeneron korrupsion për shkak të buxhetit të madh që shkon në këtë drejtim.