Prokouroria fton edhe Donika Kadaj-Bujupin

Autori:Avdyl Pajaziti

Seanca e sotme e Kuvendit u ndërpre sërish për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

Por kësaj radhe nuk ishte Albin Kurti ai i cili e hoqi siguresën, këtë e bëri deputetja e AAK-së Donika Kadaj- Bujupi, e pas saj edhe deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli.

Prokuroria tashmë i ka dërguar ftesën deputetit të VV-së,Faton Topalli.

Ndërkaq burime të Indeksonline nga opozita kanë thënë se ftesa e Prokurorisë për Kadaj-Bujupi është ende në procedurë.

E kontaktuar nga Indeksonline, Kadaj- Bujupi nuk ka dashur të komentojë rreth kësaj çështje./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prokouroria-fton-edhe-donika-kadaj-bujupin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala