Projektligji për arsim të lartë pritet të votohet në Kuvend

Autori:Gazeta Fjala

Projektligji për arsim të lartë me shumicë votash të anëtarëve të Komisionit për Arsim Shkencë dhe Teknologji është votuar për të kaluar në seancë të Kuvendit.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, raportoi para këtij Komisioni në tërësi për ligjin për arsimin e lartë dhe tha që ligjit të mëparshëm i kanë bërë rishikim substancial duke rregulluar kështu një ligj të ri i cili pritet të ngrit cilësinë në arsim.

Me ketë ligj pritet të caktohet cili do të jetë roli i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Senatit dhe Këshillit Drejtues.

Gjithashtu ky ligj do ta rregullojë bazën juridike për të gjitha Universitetet publike, private si dhe ndërkombëtare në Kosovë.

Bajrami tregoi se zgjedhjet e parakohshme në Universitetin e Prishtinës do të bëhen në bazë të ligjit të ri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/projektligji-per-arsim-te-larte-pritet-te-votohet-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala