Projekti “policimi në bashkësi”, i dështuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Njohësit e çështjeve të sigurisë, Behar Selimi dhe Burim Ramadani, nuk janë të kënaqur me rezultatet e strategjisë së policimit në bashkësi, e cila ka filluar të zbatohet që nga viti 2012.

Ata kanë vlerësuar për ‘Epokën e re’ se kjo strategji, për shkak të mentalitetit të policisë dhe qytetarëve nuk ka arritur t’i sjellë efektet e pritura.

As qytetarët nuk i kanë parë ende policitë e lagjes që parashihen me këtë strategji.

Megjithatë, Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka vlerësuar se kjo strategji është në rrugë të drejtë të zbatimit, mirëpo kërkon kohë në ndryshimin e mentalitetit qytetar. /Epoka e re

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/projekti-policimi-ne-bashkesi-i-deshtuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala