Profesori që shqelmoi nxënësin në klasë, bëhet Drejtor i Arsimit në Gjilan (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Dhuna nëpër shkolla të Kosovës nuk ka të ndalur. Profesorë e arsimtarë të cilët sulmojnë fizikisht nxenësit, vazhdojnë të mos ndëshkohen dhe të japin përgjegjësi për veprimet e tyre. Madje, ka disa prej tyre të cilët edhe avancohen.
Nazmi Musa, profesori i shkollës së mesme profesionale “Mehmet Isahi”, në Gjilan, ka rrahur me shqelma një nxënës të kësaj shkolle.

Ky akt të cilin mund ta shihni në videon që ka siguruar Indeksonline nga një lexues i rregullt i portalit, paraqet një gjest të pështirë të profesorit Musa, teksa shihet duke e shqelmuar dhe nxjerrur jashtë nxënësin, raporton Indeksonline.

Është pikërisht Nazmi Musa, i cili tash mbanë pozicionin e drejtorit të Drejtoratit Për Arsim.
Kjo ngjarje ka ndodhur një vit më parë, mirëpo sipas disa nxenësve të kësaj shkolle, ata nuk kanë marrë guximin ta publikojnë këtë video, me frikën se profesori Nazmi Musa mund të ishte hakmarrë ndaj nxenësve. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/profesori-qe-shqelmoi-nxenesin-ne-klase-behet-drejtor-i-arsimit-ne-gjilan-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala