Profesorët “zhvatin” studentët (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Profesorët e Universitetit të Prishtinë më shumë gëzohen kur një student nuk e kalon provimin se kur japin nota kaluese. Ata luten që studentët të rikthehen me fletëparaqitje të provimeve sa më shpesh. Për çdo provim të ri që paraqesin studentët, profesorët në studimet master marrin nga 2.50 euro si pagesë shtesë përpos pagës bazë që kanë.

Pa pagesë nuk kalojnë as studentët në nivelin Bachelor, të cilët për çdo provim qojnë nga 0.60 euro indirekt në llogari të profesorëve.

Studentët po mendojnë që kjo është një nga arsyejet që disa profesorët po kalojnë një numër të vogël studentësh  në provim.

“Kjo pagës duhet të hiqet sa më shpejt, se po ndikon në buxhetin e vogël të studentëve dhe se parimisht nuk është profesionale, po fatkeqësisht janë disa që këtë po shohin si biznes”, thotë Astrit Gjoca student i Shkencave Politike.

Edhe Arta Sylejmani studente e Matematikës mendon se heqja e kësaj pagese do të ndikonte shumë pozitivisht.

“Kjo është arsyeja, që një numër i profesorëve po  kalojnë  kaq pak  student”, thotë Sylejmani.

Kjo ngarkesë financiare, ëshët kërkuar që të hiqet ose të rregullohet në ndonjë formë tjetër.

Kryetari i Parlamentit Studentor Arben Mehmeti ka treguar për Gazetën Fjala se kanë kërkuar nga ana e MASHT-it,  KD-së  dhe Rektorit nxjerrjen e një vendimi me të cilin do te hiqej  pagesa për paraqitjen e  provimeve në nivelin Master në UP.

“Me këtë rregullore dëmtohet buxheti i Universitetit te Prishtinës dhe sigurisht që ne mendojmë që këtë mundet rektorati te kursej buxhetin e UP-se dhe jo buxheti të kursehet duke i zbritur bursat studentore dhe duke mos mbështetur asnjë kërkesë të studenteve për pjesëmarrje në konferenca e tryeza shkencore jashtë vendit”, ka thënë Mehmeti.

Edhe në rektorat thonë se po punojnë për hartimin e rregulloreje që do të zgjidhë këtë problem.

“Menaxhmenti ka draftuar rregulloren e re e cila përfshinë edhe çështjen e adresuar nga parlamenti i studentëve. Kjo rregullore pritet të miratohet nga Këshilli Drejtues i UP-së në mbledhjen e ardhshme”, ka thënë Durim Berisha këshilltar i rektorit Ramadan Zejnullahu.

masht

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/profesoret-zhvatin-studentet-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala